Topalli: Secili nxënës të ketë kompjuter
Duke përshëndetur nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Misto Mame", në Tiranë dhe mësuesit e kësaj shkolle Topalli e cilësoi këtë ditë si më të rëndësishmen në jetën e një të riu. Për Kryetaren e Kuvendit mësuesit meritojnë vetëm mirënjohje për misionin e tyre fisnik në edukimin e brezave të rinj.
"Mësuesi, tha ajo, ka rrezen më të gjatë të ndikimit dhe influencës në jetën e një njeriu, ndikim i cili asnjëri prej nesh nuk e di kur mbaron". Në këtë ditë të parë të shkollës Kryetarja e Kuvendit u premtoi nxënësve se "do të bëjmë të pamundurën që brenda një kohe të shkurtër secili nga nxënësit, çdo djalë e vajzë, të ketë kompjuterin e vet personal", tha znj. Topalli.
"Nuk ka shans më të madh sesa të jetosh në këtë periudhë në epokën e google, internetit. Për një komb të vogël, për një vend që ka një histori të vështirë, për të rikuperuar kohën e humbur nuk ka gjë më të rëndësishme që secili prej jush të ketë një laptop të vetin", tha kryetarja e Kuvendit.
Në ditën e parë të vitit të ri arsimor 2009-2010 autoritetet më të larta të vendit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha përmes vizitave në institucionet arsimore i uruan nxënësve suksese në vitin e ri shkollor.