E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet solidariteti ndaj ekonomisë greke

Kriza e thellë që ka përfshirë ekonominë greke ka solidarizuar shumë vende të Europës dhe shumë institucione ekonomike të europiane. Banka më e madhe e Gjermanisë, "Deutsche Bank" ka theksuar nevojën urgjente për ndërhyrjen e Bashkimit Evropian në stabilizimin e ekonomisë greke dhe monedhës së euros.
"Presioni ndaj euros po rritet. BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të stabilizojë Greqinë dhe euron, por me kushtin që Greqia të bëjë të gjitha përpjekjet nga ana e saj", theksoi për gazetën "Bild" kryeekonomisti i kësaj banke, Tomar Mejer.
"Ndihma për Greqinë duhet të përbëjë një përjashtim, sepse në rast të kundërt unioni monetar mund të rrezikohet nga një krizë serioze", shtoi ai.
Liderët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të mblidhen më 11 shkurt në një takim në Bruksel, ndërsa çështja për gjendjen katastrofike të buxhetit grek do të jetë një prej temave kryesore.
Edhe kryeministri spanjoll Zapatero ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Greqinë për kaluar këtë moment të vështirë të ekonomisë së saj. Spanja ka aktualisht presidencën e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›