SHBA, ndahet nga jeta ish-kongresmeni Charlie Wilson
Ish-kongresmeni amerikan Charlie Wilson është ndarë nga jeta ditën e mërkurë në një spital të Teksasit në moshën 76-vjeçare. Ish-kongresmeni demokrat Wilson vdiq në një spital të Teksasit ku ishte shtruar prej kohësh për shkak të shumë problemeve që kishte me zemrën, sidomos këto kohët e fundit.
Kongresmeni Wilson, i cili mbajti postin e tij per 12 mandate si perfaqesues i demokrateve është portretizuar në filmin e vitit 2007 "Charlie Wilson's War". Rolin protagonist të filmit e luante aktori i famshëm amerikan Tom Hanks. Në këtë film përshkruhen përpjekjet e kongresmenit të ndjerë, Wilson, për të siguruar armë dhe municione për muxhahedinet në Afganistan pas pushtimit të këtij të fundit prej ushtrisë sovjetike.