E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, paralizohet jeta e qytetarëve në New York nga stuhitë e dëborës

SHBA-ja është duke u përshkuar nga një valë stuhish bore të cilat kanë ditë që kanë zbardhur me qindra qytete sidomos në pjesën lindore të kontinentit amerikan. Stuhitë e borës kanë paralizuar jetën e banorëve në metropolet kryesore amerikane, si Washingtonin, po ashtu edhe New Yorkun këto ditët e fundit. Me mijëra punonjës të shumë kompanive prestigjoze në New York kanë marrë pushimet për shkak të bllokimit të rrugëve kryesore të qytetit. Gjithashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe shumë institucione të tjera të shërbimit publik. Në disa qytete të verilindjes së SHBA-së breshëri ka qenë aq i madh sa që dukej sikur ishte duke rënë në formë dëbore. Me qindra fluturime janë shtyrë në aeroportet e New Yorkut për shkak të motit të keq, duke detyruar me mijëra persona që të rrinë disa ditë më gjatë në këtë qytet.
"Unë prisja që të kthehesha në Los Angelos, por fluturimi im për atje u shty, kështu që do të më duhet që të pres."- u shpreh një turiste e cila do të duhet që të rrijë edhe për 4 ditë të tjera në New York.
Por moti i keq ka favorizuar disa persona të tjerë, sidomos disa të rinj të apasionuar pas sporteve të dëborës.Duke parë motin e favorshëm shumë të rinjë kanë marrë snoubordet e tyre dhe slitat dhe kanë filluar që të ushtrojnë sportet e tyre dimërore në Central Park, në sheshin kryesor të New Yorkut. Pas stuhive të shumta të dëborë, OKB-ja është detyruar që të mbyllë ditën e mërkurë zyrat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›