E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi Vendimi i KQZ u jep mesim horrave te zgjedhjeve

Oerd Bylykbashi, ekspert i ceshtjeve zgjedhore, e konsideron vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rinumerimin e votave te qarkut te Lezhes, si nje mesim qe u jepet atyre qe ai i quan si horra te zgjedhjeve.

Manipulimet, thote ai, jane tregues i qarte se fitorja e Partise Socialiste bazohet tek parate e trafiqeve dhe droges. 

Kercenimet e perfaqesuesve ligjore te Partise Socialiste per padi penale ndaj anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i quan reagim te dikujt qe eshte kapur me presh ne duar dhe presion ndaj Komisionit qe te mos beje transparencen ne interes te publikut.

Nje reagim paradoksal. Pasi 4 vjet me pare, sqaron Bylykbashi, Partia Socialiste kerkonte hapjen e kutive, pavaresisht se nuk kishte prova. Dhe sot e kundeshton rinumerimin ndonese ka prova te qarta qe tregojne manipulimin e rezultatit.

Rinumerimi, thote ai, me shume se rezultatit, i sherben sherimit te proceseve zgjedhore nga manipulimet.

“Nuk ka rendesi se kujt i shkon mandati, por eshte momenti qe te behet transparence qe te hiqet nje here e pergjithmone cibani i manipulimit nga proceset zgjedhore”- theksoi ai.

Bylykbashi thekson se transparenca e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duhet te pasohet me veprime te prokurorise e gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›