E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrika “djeg” Evropën, në Johannesburg bie borë!

Ndërsa rrymat e nxehta afrikane torturojnë pjesë të Evropës, Afrika e Jugut përballet më reshjet më të mëdha të borës në 15 vjet. Një borë e pazakontë ka mbuluar pjesën më të madhe të kryeqytetit ekonomik të Afrikës, Johanesburg, e për trafikun vështirësitë janë të mëdha.

Për herë të fundit mbi qytet, bora ka rënë në vitin 2007 duke e çuar atë në një total prej 12 herësh në 103 vitet e fundit, në bazë të të dhënave të shërbimit meteorologjik të Afrikës së Jugut. Për banorët e mësuar me diellin përvëlues, panorama ishte spektakolare.

Ndonëse sasia e borës që mbuloi qytetin afrikan nuk është asgjë krahasuar me atë që çdo vit përjetohet në vendet evropiane, për banorët i ftohti i pazakontë përbën gati-gati një sfidë. “Dëbora”, theksuan meteorologët, “do të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›