Rritet tensioni ne ngushticen e Hormusit - Irani nuk terhiqet

Perballe rritjes se tansioneve ne ngushticen e Hormuzit Kina ka rikujtuar detyrimin per paqe dhe stabilitet ne rajonin e Gjirit Persik. Mirepo nje zedhenes i ministrise se jashtme te Kines e la te enjten pa pergjigje nese ky vend gjendet ne kontakt me Iranin dhe me shtete te tjera per grindjen ne fjale. Ne nje koment te agjencise zyrtare te lajmeve Xinhua thuhet se spekulimet per lufte me Iranin kane rezultuar vazhdimisht alarme te rrme. Megjithat vijon komenti lipset nje qasje serioze dhe fleksible per te penguar kthimin e alarmit te rreme ne alarm te vertete.
Tensioni u rrit me nje kercenim te Iranit
Ne fillim te acarimit te ri midis Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qendron kercenimi i Iranit per te mbyllur mngushticen e Hormuzit ne rast se Perendimi vendos sanksione ndaj programit te tij berthamorr. Marina Amerikane eshte shprehur se nuk do ta duroje nderprerjen e kesaj rruge te furnizimit me nafte. Permes ngushtices detare ne vitin 2009 u transportua nje e treta e te gjithe naftes se botes. Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese te naftes Bahrein Kuvajt Katar Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-ambasadori amerikan ne OKB John BoltonMegjithate ne lidhje me hapat konkrete te SHBA-se ne rast bllokimi te ngushtices se Hormuzit prej Iranit ka deri tani vetem deklarata nga radha e dyte. Ish-ambasadori amerikan ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara John Bolton tha ne televizionin Fox-News shte fakt qe ne rast se iranianet perpiqen te bllokojne ngushticen e Hormuzit do te zgjaste e shumta dy ose tri dite derisa ngushtica te rihapej. Demi i Iranit nuk do te konsistonte vetem ne ate se marina e tij do te gjendej ne fundin e detit.
Raporti i OKB-se e ve Iranin ne pozite te veshtire
Pas nje raporti te OKB-se ne te cilin thuhet se Irani ka zhvilluar prova qe kane te bejne me pajisje berthamore vendet perendimore vendosen se fundi sanksione te reja kunder ketij vendi. Shqyrtimi i masave te metejshme provokuan tani nje pergjigje te forte nga ana e Iranit. Me gjithe kercenimet e Iranit Bashkimi Evropian nga ana e tij perforcoi vullnetin qe ne grindjen berthamore me Iranin te ndermarre ne rast nevoje sanksione te reja.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-gjenerali amerikan James Marks as nuk e konsideron Iranin ne gjendje per te paralizuar trafikun detar ne ngushticen e Hormuzit. Ai pemend dy arsye Se pari me Floten e tyre V amerikanet kane nje prani te jashtezakonshme ne rajon dhe se dyti ne e kemi ushtruar me hollesi mijera here skenarin e bllokimit te ngushtices se Hormuzit.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Mimoza Kelmendi