E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet prania ushtarakerreth Libisë 2 luftanijeUSA, në Kretë

ATHINË- Dy anije amerikane me 1 300 marinsa mbërritën në bazën ushtarako-detare amerikane ''Souda bay'' në ishullin grek të Kretës, si pjesë e përforcimit të pranisë ushtarake rreth Libisë.

Anijet "USS Kearsarge'' dhe "USS Ponce" mbërritën dje në bazë dhe, përveç 1 300 marinsave, ka edhe 2 700 anëtarë ekuipazhi.
SHBA-ja i ka bërë thirrje liderit libian Muamar Kadafi që të tërhiqet nga funksioni dhe nuk përjashtojnë mundësinë që Libia të shpallet zonë ndalimfluturimi.

Rreth 100 simpatizantë të Partisë Komuniste Greke (KKE) protestuan dje në mbrëmje, në qytetin Hanija, Kretë, kundër mbërritjes së dy anijeve ushtarake amerikane.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›