E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i FIFA-s: OKsistemit të 5 arbitravenë Euro 2012

UELLS- Bordi Ndërkombëtar i Juristëve që bëjnë rregullat e lojës së futbollit ka bërë disa ndryshime epokale në lojën më popullore të botës. Të mbledhur në Njuport të Uellsit, anëtarët e këtij bordi, që përbëhet nga 4 zyrtarë nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, plus katër përfaqësues të FIFA-s, ka vendosur që në Europianin e vitit 2012 të aplikohet sistemi me pesë arbitra. Në fakt, Bordi, që njihet si një institucion shumë konservator, thjesht ka ratifikuar atë që ishte vendosur më parë, duke qenë se sistemi i gjykimit me pesë arbitra është parë si tepër i suksesshëm nga FIFA. Ky vendim mund të quhet një fitore për Mishel Platini, i pari që kërkoi vendosjen e dy gjyqtarëve pas portës. Por, International Board i ka thënë sërish jo teknologjisë në lidhjet me golat fantazmë, të paktën për momentin. 10 testet e zhvilluara në Zyrih të Zvicrës në muajin shkurt, duket se nuk kanë kënaqur drejtuesit e FIFA-s, kështu që eksperimentet do të vazhdojnë edhe për një vit tjetër. Një manovër e tillë konsiderohet nga të gjithë si një mënyrë për të fituar kohë, duke lënë një status quo për futjen e teknologjisë. Ndërkohë, vendime të tjera të Bordit kanë qenë ato për ndalimin e ngrohëseve të qafës, që vihen shpesh nga futbollistët në rastet e temperaturave të ulta. Po ashtu, është bërë më detyrim që pantallonat e vogla, që vishen poshtë pantallonave të uniformës, duhet të jenë me të njëjtën ngjyrë të tyre, ose edhe të fanelës që ka skuadra. Bordi ndërkohë do të vendosë në një mbledhje tjetër në lidhje me diskutimin për ndëshkimin e trefishtë, pra kur një futbollist shkakton penallti, merr të kuqe dhe më pas skualifikohet edhe nga Komisionet. Vendimi është shtyrë për mbledhjen e radhës, në vitin 2012 në Londër, pasi të bëhet edhe një studim për këtë i FIFA-s.
(balkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›