Rritja e akcizes se duhanit biznesi Kujdes shtohet kontrabanda
Rritja e akcizes me 20 leke per cigaren nuk eshte pritur mire nga biznesi. Kompanite qe operojne ne industrine e duhanit ne vend i jane drejtuar Ministrise se Financave me nje leter ne te cilen i kerkojne qeverise rishikimin e vendimit me paralajmerimin se rritja e menjehershme e akcizes do te perkthehej ne falimentim te kesaj industrie ne vend.
Pjese e letres eshte edhe paralajmerimi per rritjen e kontrabandes se cigareve duke marre shkas edhe nga situata e krijuar gjate vitit 2007 ku rritja e akcizes ndikoi menjehere ne shtimin e tregtimit te paligjshem te cigareve ne vend.
Jemi te informuar se qeveria po kerkon rritjen me 40 per qind te nivelit te akcizes per produktet e duhani. Besojme se kjo rritje e ndjeshme mund te sjelle pasoja te padeshirueshme duke rritur tregtine e paligjshme te produkteve te duhanit te ngjashme me ato te vitit 2007 si pasoje e rritjes se akcizes per cigaret ne vitin 2006 - citohet ne letren kompanive te duhanit ne vend.
Me shume se per rritjen e akcizes bizneset shprehen te shqetesuara per nivelin qe qeveria planifikon ta rrise ate. Ata i sugjerojne Ministrise se Financave nje plan shume vjecar per rritjen e akcizes se duhanit i cili do te shmangte problemet e konsumatorit si dhe te qeverise.
Tregtia e paligjshme jo vetem qe do te demtoje buxhetin e shtetit por edhe duhanpiresit ne moshe madhore qe nuk kane te ardhura dhe per rrjedhoje do te marrin produktet e tregut informal pa asnje lloj garancie per cilesine e standardin e ketyre produkteve - vijojne industrialistet.
Ne keto kushte industrite i kane propozuar financave rritjen e akcizes ne menyre graduale per te shmangur ndikimin e menjehershem ne treg te cilat do te krijonin probleme.
Propozimi qe industrite e duhanit i bejne Ministrise se Financave eshte rritja me 10 leke per pakete te akcizes per kete vit. Financat sipas tyre mund te bejne edhe nje rritje tjeter me 10 per qind te akcizes per duhanin ne shtator te vitit 2011 duke plotesuar keshtu edhe nismen per rritjen me 20 leke ne total.
Ndryshimi
Ministria e Financave dhe ajo e Shendetesise i propozuan ne mes te muajit shtator Keshillit te Ministrave rritjen e akcizes per cigaret duke synuar nga njera ane parandalimin e rritjes se numrit te duhanpiresve ne vend por nga ana tjeter shtimin e te ardhurave ne arken e shtetit.
Akciza e duhanit per momentin eshte ne nivelin e 50 lekeve per nje pakete ndersa eshte propozuar rritja edhe me 20 leke e saj duke e cuar ne nje total prej 70 lekesh.
Rritja e akcizes do te pasqyrohet menjehere ne cmimin e shitjes me pakice te cigareve ku cdo duhanpiresi do ti duhet ta bleje nje pakete minimalisht 20 leke me shtrenjte mbi cmimin e tanishem.
Rritja e akcizes propozohet te aplikohet vetem tek cigaret qe perdoren masivisht dhe jo tek variantet e tjera sic jane purot ekstraktet apo zevendesuesit e duhanit cka pasqyron shkallen e larte te ndikimit ne xhepat e duhanpiresve.
Me ndryshimin e nivelit te akcizes per duhanin Ministria e Financave parashikon te rrise te ardhurat me 1.1 miliarde leke deri ne fund te vitit ndersa ndikimi vjetor do te jete rreth 2.8 miliarde leke me shume. Taksat perbejne 40 per qind te vleres totale te nje pakete cigare.