Blinken: Ukraina na ka dhënë garancinë se nuk do përdoren armë amerikane për të goditur Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Ukraina i kadhën ë garancinë SHBA se nuk do të godasin Rusinë me armët e dhuruara nga Amerika.
Në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington, Blinken u shpreh se sistemi i armëve me rreze të gjatë të ofruara nga SHBA, nuk do përdoren kundër objektivave në territorin rus.
Kremlini ka akuzuar SHBA-në se “i ka hedhur benzinë zjarrit qëllimisht” pasi Uashingtoni tha se do të furnizonte Ukrainën me sisteme të avancuara raketore.
“Furnizimet e tilla nuk e inkurajojnë Kievin të rifillojë bisedimet e paqes”, u tha gazetarëve zëdhënësi rus Dmitry Peskov.
Shtetet e Bashkuara ranë dakord të dërgojnë në Ukrainë raketa të drejtuara me saktësi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km, pasi kanë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se vendi i tij “nuk ka ndërmend” ta bëjë këtë.
Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se dërgimi i planifikuar i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e tërheqjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Çdo furnizim me armë që vazhdon rrit rreziqet e një zhvillimi të tillë. Kjo është e paprecedentë, kjo është e rrezikshme“, tha ai./ BBC
/rtsh.al/