E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqia kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg organizon një tryezë të përbashkët diskutimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se do të ftojë zyrtarë të lartë nga Suedia , Finlanda dhe Turqia në Bruksel në ditët në vijim për bisedime mbi kundërshtimet e Ankarasë për pranimin e dy vendeve skandinave në aleancë.

“Unë jam në kontakt të ngushtë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë“, tha Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken .

Pas deklaratave të Rexhep Tajip Erdogan se Turqia nuk ka marrë ende ndonjë propozim konkret për “shqetësimet” e saj, kryeministrja suedeze Magdalena Anderson tha se Stokholmi do të vazhdojë dialogun me Ankaranë për çështjen e anëtarësimit në NATO.

“Mezi pres të kem takime konstruktive me Turqinë në të ardhmen e afërt”, tha Magdalena Anderson në një konferencë shtypi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Ne do t’i japim përgjigjet tona kërkesave dhe gjithashtu pyetjeve nga Turqia drejtpërdrejt në Turqi dhe gjithashtu do të zgjidhim çdo çështje dhe keqkuptim që mund të ekzistojë”, tha kryeministrja suedeze.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO muajin e kaluar, por kandidaturat e tyre hasën në kundërshtime nga Ankaraja, e cila akuzon dy vendet skandinave se u ofrojnë streha të sigurta luftëtarëve kurdë dhe gylenistëve./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›