E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, Berisha: Kur s’na voton Rama, si te na votoje BE Eva Gjura



Kryeministri Berisha ka shprehur edhe njehere publikisht gatishmerine e mazhorances per te bashkepunuar me opoziten per miratimin e tre ligjeve te mbetura ne parlament dhe qe kerkohen nga nderkombetaret per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Berisha ka theksuar faktin se ai si Kryeminister ka negociuar me homologet e tij ne BE qe te mbeshtesin Shqiperine ne marrjen e statusit, por ka theksuar faktin se nuk mund t’u kerkoje te tjereve te bejne ate qe nuk ben opozita e vendit, pasi miratimi i tre ligjeve dhe per rrjedhoje marrja e statusit varet nga kryetari i opozites. Keto deklarata, Kryeministri Berisha i beri gjate konferences se perbashket qe zhvilloi ne ambientet e kryeministrise me homologun bullgar, Borisav. “Me mikun tim Borisov, javen e kaluar, ne ishim ne Kongresin e Partive Popullore Europiane. Une dua te informoj shqiptaret se gjate atij Kongresi, une kam biseduar per problemin e integrimin me pothuajse cdo kryetar qeverie qe ndodhej i pranishem aty. Natyrisht, kerkesa ime ka qene shume korrekte dhe po kete kerkese i shtrova edhe mikut tim ketu; mbeshtetjen e tyre, ne rast se votohen ligjet nga parlamenti yne. Por nuk mund t’u kerkojme te tjerave ate qe nuk bejme vet”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Ky eshte dhe do te mbetet qendrimi im i ndershem, i hapur dhe i prere, theksoi Kryeministri, i cili nenvizoi faktin se “qytetaret na kane votuar qe te votojme ne parlament dhe jo te bllokojme. Ky eshte nje proces qe kerkon detyrimisht gjitheperfshirje. Ky eshte rregulli i integrimit”. Duke u ndalur me konkretisht tek tre projektligjet qe nuk ka votuar ende opozita, Berisha tha se, “te tre ligjet qe kerkohen me shume te drejte nga Komisioni Europian qe te miratohen nga parlamenti shqiptar, jane tashme ne parlament”. Berisha theksoi faktin se mazhoranca ka ofruar dhe ofron per permbajtjen e tyre konsensusin me te madh te mundshem, brenda kuadrit kushtetues. Me gjithe qendrimet bllokuese te deritanishme te opozites, Kryeministri Berisha shpreson se opozita do ta vleresoje me seriozitet kete proces dhe te jape votat ne kuvend per miratimin e ketyre tre projektligjeve qe kerkojne 3/5. “Une shpresoj dhe vleresoj se nuk ekziston pengesa per t’i votuar ato. Natyrisht, qeveria nuk ka 3/5-at e votove per votimin e tyre, pasi dy prej tyre jane ligje organike. Se cili do te jete qendrimi i opozites, a do te perdore ajo pakicen per te bllokuar votimin e tyre, apo do t’i votoje, kjo varet nga kryetari i opozites”, - u shpreh Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›