“Gazetarët”: 10 mijë euro për gjetjen e Rezart Taçit
“Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit që ky kriminel të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zedhënësit të tij, deklarata false duke e mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, shkruhet në deklaratën e shpërndarë. Këto shoqata kanë njoftuar se ditën e mërkurë në orën 12:00, qytetarët t’i bashkohen protestës para kryeministrisë.
“Duke qenë se ujditë midis familjes në pushtet dhe biznesmenit që goditi gazetarinë janë të ditura publikisht, në e konsiderojmë kryeministrin Berisha si njeriun përgjegjës për klimën e mbrapshtë të frikës që po krijohet ndaj mediave dhe shoqërisë duke nxitur në heshtje dhunën ndaj gazetarëve”, thuhet në deklaratë.
Edhe televizioni “Vizion Plus”, ka dënuar aktin e Rezart Taçit ndaj gazetarit Mero Baze. “Vizion plus” kërkon në mënyrë të qartë nga autoritetet shtetërore, arrestimin e Rezart Taçit, vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore, për agresionin kriminal, ndaj gazetarit Mero Baze.