Olldashi fton Ramën të mbjellë pemë tek “prona e sherrit”
“Jam shumë i kënaqur, që sot mund të quhet që kjo punë është përfunduar me mbjelljen e fidanëve të rinj, të cilët në një kohë optimale arrijnë t’i kthejnë këtij pellgu, qëndrës së Tiranës, në një farë mënyre gjithë qytetit këtë hapësirë të re dedikuar publikut”, tha Olldashi i ndodhur në këtë hapësirë, e kthyer së fundi në “mollë sherri”, midis qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi ftoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Rama të kontribojë në këtë hapësirë të gjelbër me mbjelljen e nje kumbulle të kuqe. “Siç e vini re atje kemi lënë një pemë pa mbjell, është një kumbull e kuqe,e blerë me fondet e ministrisë dhe unë ftoj Z. Rama që të vij ta mbjellë personalisht sepse i kontribuon dhe ai kësaj hapësire të gjelbër të qytetit duke vendosur një kumbull të kuqe”, tha më tej Olldashi.