Mediat dhe tifozët, kritika të ashpra yjeve të Realit
MADRID- Trajneri i Realit të Madridit Manuel Pelegrini ka pranuar përgjegjësinë për eliminimin nga Champions League, pas barazimit 1-1 me Lionin në Santiago Bernabeu. Megjithëse shpenzuar 252 milionë euro për merkaton e verës, madrilenët largohen për herë të gjashtë radhazi nga kjo fazë e Champions League. “Personalisht as që e kam menduar ndonjëherë se mund të jap dorëheqjen nga ndonjë klub. Për këtë duhet pyetur bordi drejtues i klubit”, tha Pelegrini pas ndeshjes me Lionin. “Tani jemi jashtë kompeticionit dhe jemi të zhgënjyer, por e dimë se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen, - shtoi tekniku kilian. - Tani duhet të përqendrohemi në fitimin e titullit kampion dhe më pas do të vendosë klubi se çfarë është më e leversshme për t’u bërë”.
Pavarësisht deklaratës së Pelegrinit, zhgënjimi në radhët e tifozëve të Realit dhe në shtypin spanjoll ishte tepër i madh pas këtij eliminimi. Gazetat në Spanjë e kanë quajtur turp dhe katastrofë këtë eliminim, aq më tepër që ndodhi ndaj një skuadre me buxhet disa fish më të ulët se i Realit. Investimi i bërë nga Florentino Perez në verën e vitit të kaluar kapi shifrën e 252 milionë eurove, fushata më e shtrenjtë në historinë e futbollit. “Katastrofë” shkruan gazeta As, ndërsa Marca titullon: me një fjalë: Jashtë! Ajo kërkon dorëheqjen e trajnerit Manuel Pelegrini, ndërkohë që tifozët kanë qenë tepër të zemëruar me yjet e tyre, duke e shprehur këtë haptazi përpara kamerave.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)