Ministri Bumçi pret në takim ambasadorët e Palestinës dhe Austrisë
TIRANË - Kryediplomati shqiptar, Aldo Bumçi zhvilloi sot një takim kortezie me Ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Tiranë, Issam Massalha.
Ambasadori palestinez e përgëzoi Ministrin Bumçi për emërimin në detyrë dhe i dorëzoi telegramin e urimit që Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Dr. Riad Malki i ka dërguar Ministrit shqiptar me rastin e marrjes së detyrës. Ministri Bumçi i vlerësoi miqësore marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Palestinës, ndërkohë që Ambasadori Massalha nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë shumë kohë mbrapa në traditën historike.
Gjatë bisedës, Ambasadori palestinez e informoi Ministrin Bumçi mbi gatishmërinë e autoriteteve të larta palestineze për të rifilluar procesin e bisedimeve për paqen ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.
Ministri Bumçi nga ana e vet, konfirmoi qëndrimin e Qeverisë shqiptare për një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve. Ai theksoi se palët duhet të përfitojnë nga angazhimi ndërkombëtar për rifillimin e bisedimeve dhe të kapin momentin për arritjen e një zgjidhjeje në të mirën e popullit palestinez dhe të popullit izraelit.
Gjithashtu, ministri Bumçi zhvilloi sot një takim kortezie edhe me Ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë, Florian Raunig.
Ambasadori austriak pas urimit për detyrën, i përcolli Ministrit Bumçi vlerësimet e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Nga ana e tij, Ministri Bumçi shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë në këtë drejtim. Ai u ndal në ecurinë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësoi rritjen e bashkëpunimit dypalësh me Austrinë me praninë e palës austriake me investime në projekte të rëndësishme, në fusha me interes.
Ministri Bumçi vuri në dukje se shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve kanë shënuar një tendencë të qartë rritjeje, ku spikat rritja e eksporteve shqiptare drejt Austrisë dhe prirjes drejt tregjeve të reja.
(er.nu/ata/BalkanWeb)