E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej sot, Edi Rama nis numërimin e të 40-ave, drejt pensionit politik

13-05-2013 / Gazeta 55

Gongu i nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit jepet sot për të gjitha partitë politike që konkurrojnë me listat e tyre të kandidatëve për deputet. Mirëpo gongu elektoral është për kreun e PS, Edi Rama edhe fillimi i fundit të karrierës së tij politike. Pas 13 vitesh aktivitet politik, 11 vite pushtet në krye të Bashkisë Tiranë, 2 vite ministër i MTKRS, si dhe 8 vite opozitë në krye të PS, Edi Rama shkon në zgjedhje praktikisht pa program politik, me një listë deputetësh klientelë që përfaqësojnë gjithçka përpos vlerave qytetare dhe kontributeve politike. Pastrimi i Partisë Socialiste nga njerëz që mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe hyrja nga dritarja e selisë e njerëzve që elektorati socialiste i ka abortuar në zgjedhjet e mëparshme është sinjalizuese për kthimin e partisë më të madhe të opozitës në një sipërmarrje personale që ushqen një klientelë të caktuar biznesmenësh. 
Gjithashtu programi qeverisës i propozuar nga Edi Rama që quhet “Rilindje” është produkt i arnimeve të një pas njëshme të një veshje të dalë boje shumë kohë më parë. Edhe taksa progresive  ashtu i propozimi për shërbim shëndetësor falas për të gjithë duke hequr kontributet e sigurimeve shoqërore  të jep përfundimin e një projeksioni virtual të gropës që hapet në financat publike; si dhe një rikthim i klientelës të vjetër të Bashkisë Tiranë, të përfaqësuar nga Koço Kokëdhima et company, që synojnë ndarjen tenderave sipas qejfit dhe kulturës së shfrytëzimit të hapësirave publike. Taksapaguesit e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u shokuan dje kur panë nëpërmjet dokumenteve zyrtarë, se si shumica dërrmuese e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës, i cili është de fakto numri 2 i PS.
Sidoqoftë një gjë është e sigurt: Edi Rama po përpiqet të hyjë me dhunë në zgjedhje, me shpifje dhe denigrim të kundërshtarit sepse këshilltarët i këshillojnë se zgjedhjet fitohet me fushtata negative dhe jo pozitive, se arritjet harrrohen dhe realiteti mund të shndërrohet sipas fjalëve që përdor. Ky është edhe një gabim fatal, që mund të jetë edhe vendimtar për poshtërimin e militantëve socialistë që shpresojnë të instalojnë një regjim të rrëzuar dy dekada më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›