E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, PS: Ja krimi elektoral, janë 357 vota më shumë se votues

TIRANË-PS denoncoi sot krimin elektoral, që sipas këtij subjekti ka ndodhur me rezultatin e zgjedhjeve vendore për Tiranën ndersa theksoi se vendimmarja për fitore të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, duhte konsideruar e paligjshme.
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci në një analizë të gjatë me shifra e tabela deklaroi se këto janë argumentat që dëshmojnë se rezultati për Tiranën ndodhi pas manipulimit të shifrave në sajë të hedhjes së votave tepër në kutitë e zgjedhjeve, pikërisht në fund të procesit zgjedhor.

Ruçi beri te ditur se "rezulton që në disa kuti, ka më shumë vota se votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet vendore të 8 majit, madje rezulton 357 vota më shumë në Tiranë".

"Në njësinë 6, bëhet fjalë për 43 vota më shumë se votues, në njësinë 8, ka 46 vota më shumë se votues, në njësinë 3 vetëm 38 vota më shumë se votues dhe në njësinë 2, 38 vota më shumë se votues".

“Me një vështrim empirik, kuptohet se të legjitimosh vendimin e marrë nga KQZ-ja, do të thotë se të shtosh në numërim për kryetar Bashkie, 357 vota më teper se votues, që në këtë moment, kuptohet se rezultati është i manipuluar” tha me tej Ruçi. 

Ruci tha se votat janë hedhur qëllimisht në kuti në fund të procesit të numërimit, duke shtuar se të dhënat që disponon PS do ti dërgohen menjëherë për dijeni dhe ndërkombëtarëve. “Janë futur këto vota në këto kuti pas procesit c’ka implikon jo vetëm hedhësin e votës por KQZ që ka marrë pjesë në një krim elektoral. "Këtë tabelë paraprake që disponojme do t'ua vemë para ambasadorëve dhe të gjitha organeve kompetente per ndjekje penale”. 

Ne emer te PS, ai akuzoi KQZ-në se ka prishuar rregullat e lojës, gjatë një procesi të drejtë ligjor. Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se akti normativ i këtij institucioni është i paligjshëm. Sipas tij, katër qëndra nuk janë përfshirë të tabelën përmbledhëse, duke e cilësuar kësisoj si një vendimarrje të jashtëligjshme.

“Selia e PS-së disponon të gjithë dokumentat e 117 qëndrave qe i ka bërë objekt shqyrtimi, për të përmbysur rezultatin në tavolinën e KQZ-së. Nga këto janë të fiksuar 113 qëndra, pasi KQZ nuk ka ndryshim rezultati, janë rezo katër qëndra”.

Zgjedhjet vendore te vendit u shenuan ne 8 Maj. Ndersa rezultatet per disa qytete dolen 2-3 dite pas votimit, per kryeqytetin pati vonesa te konsiderueshme ne numerim deri ne numerimin e kutise se fundit ku rezultoi kandidati Edi Rama me 10 vota teper. KQZ kundra qendrimit te PS vendosi te marre ne konsiderate dhe fletet e hedhura gabim ne kutite e votimit duke i vleresuar te vlefshme. Pas numerimit per rerth 5 dite te fleteve te kontestuara, me 23 Maj, KQZ me katër vota pro dhe dy kundër shpalli rezultatin përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës. Kandidati demokrat Lulzim Basha rezultoi me 81 vota me shumë se kandidati i PS Edi Rama. Sipas KQZ nga 250 880 vota të vlefshme për Tiranën kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 124786 vota, kandidati i PS Edi Rama ka marrë 124705 vota, Hysni Milloshi i PKSH ka marrë 1394 vota. PS paditi ne Kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedheve per Tiranen dhe pritet qe ky institucion te shpalle fituesin per Tiranen, nese do te jete Rama apo Basha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›