E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Fier- Seman vetem te lenduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier- Seman në afërsi të fshatit Hoxharë. Dy automjete me targa të Fierit janë përplasur me njeri -tjetrin ndërsa udhëtonin nga plazhi i Semanit në drejtim të qytetit te Fierit.

Sipas burimeve të para nga vendi i ngjarjes automjeti tip Ford është përplasur me automjetin tip Benz që kishte përpara duke bërë që ky i fundit të humbasë kontrollin dhe të rrezohet në kanal.

Përplasja ka qenë e forte por drejtuesit e mjetit dhe personat e tjerë që ishin në automjetin tip Benz kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Policia dhe ekspertë të policisë rrugore mbërritën në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit . Nga burime te vendngjarjes mësohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejueshme për këtë aks rrugor.
Aksi rrugor Fier-Seman është një nga asket me problematike për sa i përket aksidenteve rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›