Minatorët protestojnë përpara kryeministrisë: Kërkojmë të drejtat tona
Sindikata e Minatorëve ka protestuar sot përpara kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar që të kompensohen pensionet dhe të rishikohet statusi i minatorit. Duam të vendoset në vend dinjiteti i punëtorëve të minierave, thanë protestuesit. Minatorët u shprehën se do dalin në protestë edhe më 15 mars.