E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ngrin fondet per Hungarine

Komisioni Europian ka vendosur të ngrijë 495 milionë euro të fondit të kohezionit për Hungarinë në vitin 2013. Shkak për këtë vendim të Komisionit është bërë deficiti i lartë i këtij vendi, deklaron komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn.
"Hungaria ka patur një deficit të lartë që nga momenti që ka hyrë në BE në 2004 dhe afati i fundit për korrigjimin e deficitit është shtyrë tre herë në dy vjet. Në vijim të propozimit të Komisionit, këshilli i Ecofin ka përcaktuar 24 janarin e këtij viti si afatin e fundit të Hungarisë për ekuilibrim të deficitit. Por ende nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë e duhur në përgjigje të rekomandimeve të këshillit”, u shpreh, Olli Rehn.
Ndër të tjera Rehn ka shtuar se Hungarisë i duhen masa të tjera të nevojshme gjatë këtij viti për ta cuar deficitin poshtë kufirit të 3% të PBB. Tashmë i takon qeverisë hungareze të ndëryhjë më parë se pezullimi i fondit të BE të hyjë në fuqi. Gjithashtu Brukseli ka bërë me dije se nërprerja e fondit prej 495 milionë euro do t’i jepet këtij vendi kur qeveria të reagojë në mënyrë efikase mbi deficitin publik. Gjithsesi shtetet anëtare të BE duhet të aprovojnë propozimin e KE për ngrirje të fondit të kohezionit për Hungarinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›