Rritja e ushtrisë kineze shqetëson SHBA-në

Washington, 17 gusht - Rritja e ushtrisë kineze po mbahet në fshehtësi, që mund të çojë në “keqkuptim dhe llogaritje të gabuar”, thotë një raport i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Kina ka rinovuar raketat e saj, ka zgjeruar flotën e nëndetëseve dhe arsenalin bërthamor, thuhet në raportin vjetor të Pentagonit drejtuar Kongresit.
Gjithashtu, në raport thuhet se Kina ka zgjeruar avantazhin e saj ushtarak ndaj Tajvanit.
Raporti konfirmon shqetësimet amerikane për rritjen e shpejtë të ushtrisë kineze.
Siç ka raportuar BBC, Kina ka 1 150 raketa balistike me rreze të shkurtër dhe një numër të panjohur të raketave me rreze të mesme veprimi.