E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në maternitet, vdesin tri foshnja

Bukuresht, 17 gusht - Tre të porsalindur kanë vdekur ndërsa tetë të tjerë janë në gjendje të rëndë, për shkak të një zjarri që shpërtheu në repartin e terapisë intensive të maternitetit të një spitali në kryeqytetin rumun. Tragjedia mund të ketë ndodhur nga një shpërthim i impiantit elektrik të godinës, i shkaktuar ndoshta nga një keqfunksionim i një kondicioneri.

Disa prej të porsalindurve janë në gjendje shumë të rëndë. “Kanë djegie 70- 80 % të trupit- ka thënë Dan George Enescu përgjegjës i spitalit pediatrik në Bukuresht, transmeton BallkanWeb.

“është shumë e rëndë për fëmijët që kanë vetëm 5 ditë jetë... gjendja e tyre shëndetësore është shumë, shumë kritike”.

Dhjetëra zjarrfikës të ndihmuar dhe nga personeli pediatrik kanë ndërhyrë për të shuar flakët, dhe të shpëtonin fëmijët. Imazhet e transmetuara nga televizionet kanë transmetuar dhjetëra prindër të fëmijëve të porsalindur që përpiqeshin të jepnin ndihmën e tyre apo të mësonin për fatin e familjarëve.

Rumania është një ndër vendet më të varfra në BE dhe shërbimi shëndetësor konsiderohet si një ndër më të dobëtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›