E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Greqi virusi i Nilit Perëndimor shkakton 3 të vdekur

Athinë, 17 gusht - Origjina e një infeksioni nga një virus i Nilit Perëndimor në qendër të Greqisë, që tashmë ka vrarë tre persona që prej fillimit të gushtit dhe ka prekur 47 të tjerë, është sinjalizuar nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (Keelpno) dhe Ministria greke e Shëndetësisë ka përforcuar masat për parandalimin e përhapjes.
Virusi transmetohet te njeriu nga pickimi i mushkonjave dhe mund të provokojë forma të rënda të encefalopatisë. Personat që kanë humbur jetën ishin të moshuar dhe të sëmurë, njoftoi Qendra. Në totalin e 47 të të infektuarve, 45 janë sëmurë me encefalopati dhe 28 prej tyre janë shtruar në spital, shtatë prej të cilëve në terapi intensive.
Deri tani virusi është përhapur nga Larisa deri në Selanik.
Ministria greke e Shëndetësisë urdhëroi sot përforcimin e masave parandaluese në lidhje me rritjen e numrit të personave të infektuar nga virusi i Nilit perëndimor në pjesën qendrore të vendit. Ministria ka urdhëruar disifektimin kundër mushkonjave në të gjitha zonat ku do të shfaqet virusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›