Plagosen 2 ushtarë izraelitë në kufi me Gazën

Gaza, 17 gusht - Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lëshuar dy predha mortaje në Izrael, duke plagosur 2 ushtarë, ka njoftuar ushtria izraelite.
Zyrtarët e sigurisë në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga grupi islamik Hamas, deklaruan për AP pas incidentit, se gjashtë tanke izraelite kishin hyrë brenda territorit palestinez. Nuk është raportuar për viktima.
Ushtria njoftoi se dy ushtarë janë plagosur lehtë dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Sulmi me mortaja ndodhi një ditë pasi që ushtarët izraelitë vranë një militant, për të cilin Izraeli thotë se po vendoste eksplozivë në kufirin me Gazën.