“Rritja ekonomike, 5 per qind”
Guvernatori Fullani dhe ministri Bode tregojne situaten ne lidhje me kredite e keqija
Ndersa gjate vitit 2010, ekonomia u rrit me 3,9 per qind, per vitin 2011 dhe vitin 2012, kjo rritje pritet te shkoje ne 5 per qind. Keto ishin deklaratat e guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, gjate tryezes se rrumbullaket “Kolaterali, kredia, tregu dhe ligji”.ne vija te pergjithshme, situata ekonomike paraqitet e mire, me perjashtim te problemit te ekzekutimin te kolateraleve per te gjithe ata qe nuk kane shlyer kredite.
Rritja
Sipas Fullanit, ne terma konkrete, rritja ekonomike per vitin 2010 ka qene ne nivelin 3.9 per qind. “Kjo rritje ekonomike eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e huaj dhe rritja e eksporteve vendase, ndersa kerkesa e brendshme ka njohur ngadalesim. Ekonomia shqiptare pritet te arrije nje niveli rritjeje prej 5 per qind per dy vitet e ardhshme, duke reflektuar keshtu pritshmerite optimiste. Banka e Shqiperise, edhe ne deklaratat e meparshme, ka bere te ditur se norma e inflacionit eshte nen kontroll dhe, deri ne fund te vitit, kjo norme do te mbetet brenda objektivit te saj”, eshte shprehur guvernatori i Bankes Qendrore, Fullani. Sipas tij, zhvillimet e sistemit bankar, tregojne se vazhdon rritja e veprimtarise se tij, megjithese me ritme me te uleta krahasuar me periudhen perpara shfaqjes se krizes financiare nderkombetare. Gjate vitit 2010 e ne vijim, aktiviteti i sistemit bankar eshte rritur ndjeshem, mbeshtetur ne rritjen jo vetem te depozitave por edhe te procesit kredidhenes te ekonomise, respektivisht me rreth 18 dhe 10 per qind ne terma vjetore, per muajin maj 2011. Sistemi bankar vijon te paraqitet me nje likuiditet te kenaqshem dhe i mire- kapitalizuar. Raporti i mjaftueshmerise se kapitalit arrin ne rreth 15 per qind, ndjeshem me lart se limiti rregullator prej 12 per qind.
Bode
Shqetesimi qe ka ngritur ministri i Financave, ka te beje me aktivitetin e ekzekutimit te kolateralit ndaj kredive bankare. Sipas tij, shendeti dhe mbarevajtja e sistemit bankar mbeten elemente kyc ne zhvillimin e qendrueshem te cdo ekonomie. “Stabiliteti financiar qe demonstroi Shqiperia gjate viteve te krizes financiare globale kishte ne themel pikerisht kete sistem bankar te sigurt, likuid, te mbikeqyrur mire, dhe mbi te gjitha, te besueshem. Besimi i publikut tek bankat tona gjate krizes beri qe dalja e depozitave dhe qendrimi i publikut ndaj tyre te ishte fare i vogel”, tha Bode. Sipas tij, perqindja e rrjedhjes se depozitave nga sistemi yne bankar ishte me e ulet se kudo tjeter ne rajon, dhe kjo i detyrohet besueshmerise se sistemit tone bankar. “Presioni mbi bankat gjate krizes erdhi kryesisht nga faktore te jashtem, nderkohe qe politikat tona fiskale u orientuan me shpejtesi kah huamarrjes se huaj per te ulur presionin mbi likuiditetin e disponueshem per sektorin privat”, vuri ne dukje kreu i Financave.
Bode: “Kredite e papaguara, ne vlere 20 miliarde leke”
Kreu i Ministrise se Financave beri dje me dije se totali i detyrimit te papaguar nga debitoret e qe jane cuar ne procesin e ekzekutimit te kolateralit arrin ne rreth 20 miliarde leke. “Ndonese vlera e kolateralit eshte gati 2 here me e larte se vlera e detyrimit, dhe me se e mjaftueshme per te likuiduar keto detyrime, pasiguria dhe vonesat ne sistemin e ekzekutimit e bejne kompensimin per bankat nje objektiv gjithnje e me te veshtire per ta kapur”, tha Bode. Sipas tij, kredite e keqija jane rritur ndjeshem dy vitet e fundit, dhe nje rol te konsiderueshem ne kete tregues ka luajtur pamundesia e bankave per te terhequr garancite, c’ka do t’u mundesonte atyre fshirjen nga bilanci i kredive te keqija qe do te shlyheshin me kolateral, pra permiresimin e treguesit.