E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanite pa garanci nuk ndertojne HEC-e

Qeveria shqiptare ka vendosur qe koncesionet ne sektorin energjetik t’u jepen investitoreve serioze, qe garantojne kapital deri ne perfundimin e punimeve. Ministri i Energjetikes, Nasip Naco, tha ne konferencen per “Nxitjen e investimeve ne energji” se, praktika e deritanishme ka treguar se koncesionet u jane dhene disa kompanive ekzistuese ne treg, por pa garanci financiare deri ne perfundim te punimeve. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nasip Naco paralajmeron kompanite qe kane koncesione ne energjetike dhe nuk kane kryer deri me tani asnje investim. Duke pranuar se shume kompani qe kane fituar koncesione, kane luajtur rolin e sekserit duke i shitur ato tek palet e treta, kreu i energjetikes deklaroi se kjo situate nuk do te tolerohet me. “Sikurse kam shprehur gatishmerine e plote per te qene avokat i kompanive koncesionare ne raport me pushtetin lokal, ne pershpejtimin e procedurave, ne lehtesimin e burokracive apo marrjen e lejeve per te filluar nga punimet. Ashtu edhe nuk mund te rri duarkryq ne rastin e nje kompanie qe ka marre koncesionin ne vitin 2007 dhe akoma nuk ka bere regjistrimin ne QKR, apo te ndonje koncesionari tjeter, qe kontrata parashikonte rritjen e kapaciteteve instaluese, nderkohe qe nga ana e tij deri tani nuk eshte bere asnje investim edhe pse ka disa vite qe e shfrytezon” ka pohuar Naco. Sipas tij, nuk mund te tolerohen qe keto investime dhe projekte me rendesi kombetare te mbeten peng i disa kompanive fantazme, sic po na rezultojne ne disa raste, te cilet jane kthyer ne seksere ne dyert e kesaj ministrie, per te shitur kontraten koncesionare ne dhjetera, apo qindra mijera euro. “Do te ishte e patolerueshme per ekonomine shqiptare qe nga rreth 98 koncesione te marra vitet e fundit, disa prej tyre 10 apo 15 te mbeten vetem ne leter, ne nje kohe kur jane me dhjetera kompani serioze, vendase dhe te huaja, sic jane edhe kompanite qe jane sot prezent ketu, qe jane gati te investojne kapitalet e tyre per te perfunduar keto projekte, duke shtuar kapacitetet gjeneruese energjetike ne vend”, tha Naco. Ministri i Energjetikes, Naco ka bere te ditur gjithashtu, se qeveria do te shfrytezoje per ndertimin e hidrocentraleve edhe kaskadat e lumenjve Vjose dhe Osum, dhe lumit Drin i Zi, ku projekti me i rendesishem eshte HEC-i i Sakavices. Nga te dhenat rezulton se biznesi vendas dhe i huaj ka lidhur kontrata per ndertimin e rreth 280 hidrocentraleve te vegjel, te mesem dhe te medhenj, si dhe ndertimin e rreth 12 parqeve me ere per prodhimin e energjise elektrike. Nga ana tjeter Ambasadori austriak ne Shqiperi, Florian Raunig, u shpreh se, jane rreth 40 kompani qe kerkojne te bashkepunojne me investitoret shqiptare. “Pas katastrofes se ndodhur ne Japoni, tani eshte pikerisht koha e duhur per te shtuar investimet ne sektorin e energjise se rinovueshme. Ne mbare boten eshte rritur kerkesa per energji alternative. Shqiperia eshte vendi me me shume burime hidrike ne rajon dhe deri tani shfrytezon 35% te burimeve” ka pohuar Florian Raunig, ambasadori austriak ne vendin tone. Sipas tij, prodhimi nga energjia e rinovueshme mbron ambientin, pasi nuk emetohet dyoksid karboni ne ajer.

Investimet

Hidrocentralet do te jene nje fushe e re ne te cilen do te investohet, kjo per vete faktin se Shqiperi ka nje sere pasurish te medha ujore te cilat do te shfrytezohen per prodhimin e energjise. Ky fakt eshte pohuar nga vete kryeministri Berisha pak dite me pare gjate inaugurimit te nje prej ketyre veprave ne Bushat te Shkodres. Sipas tij, 443

Hidrocentrale do te ndertohen ne te gjithe vendin gjate ketyre viteve. Gjate dy-tre viteve te fundit, jane firmosur me sektorin privat, kontrata per ndertimin e 220 hidrocentraleve. Per sa i perket ndertimit te hidrocentralit ne Bushat te Shkodres, ky investim eshte nder te paret pasi per here te pare eshte perdorur teknologjia me e avancuar e prodhimit te energjise ujore. Turbinat metriks te dimensioneve me te medha instalohen per here te pare ne bote ne hidrocentralin e Bushatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›