E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paga minimale shkon 20 mije leke” Sonila Isaku

Paga minimale per cdo individ apo institucion duke filluar nga muaji korrik do te jete 20 mije leke ne muaj. Ky ka qene propozimi i bere nga Keshilli Kombetar i Punes gjate dites se djeshme i cili eshte miratuar dhe ka kaluar per propozim ne qeveri. Sipas ketij vendimi, duke filluar nga 1 korriku i ketij viti te gjithe punonjesit do ta kene pagen minimale 20 mije leke.

Ndryshimet

Keshilli Kombetar i Punes vendosi qe t’i paraqese Qeverise kerkesen per rritjen e pages minimale me 5.3 per qind. Nga 19 mije leke ajo behet 20 mije leke. Sipas te dhenave nga Ministria e Punes, kete page e ka 3 per qind e totalit te punonjesve ne vendin tone. “Paga baze minimale ne shkalle vendi, e detyrueshme per t’u zbatuar nga cdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet te jete 20.000 leke ne muaj nga, 19.000 qe eshte aktualisht, duke u rritur 5,3 per qind. Eshte parashikuar edhe paga orare ne masen 115 leke, me qellim qe te mbrohen me mire punonjesit qe punojne me kohe te pjesshme ose jashte kohes normale te punes” ka pohuar Asrit Kuka, perfaqesues i Ministrise se Punes. Nderkohe nga ana tjeter, Vladimir Koka, perfaqesues i grupit te punedhenesve kerkoi te shqyrtohet data 1 Korrik e hyrjes ne fuqi te kesaj page, pasi deklarimet e sigurimeve shoqerore behen brenda 20 Korrikut, nderkohe qe ky draft nuk ka shkuar ende per miratim ne Qeveri. Kjo do te sjelle gjobitjen e bizneseve, sikunder ka ndodhur vitet e kaluara. Rushaj, theksoi se do te shqyrtohet mundesia e heqjes se efekteve prapavepruese te vendimit. Nje tjeter pike e rendesishme ishte edhe ajo e sistemit te pagave te punonjesve mbeshtetes, mbi pagen baze jepen shtesa per veshtiresi, shendeti, natyre te vecante pune, vjetersi ne pune etj, te cilat shkojne mesatarisht 50 per qind mbi pagen baze. Duke llogaritur keto shtesa, paga per punonjesit qe punojne ne punet me te thjeshta ne sektorin shteteror shkon mesatarisht ne rreth 30.000 leke ne muaj.

Fasonet

Nje tjeter propozim i bere gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Punes ka ardhur edhe nga fasonistet e prodhimit te kepuceve, te cilet kerkojne kerkojne heqjen e takses doganore per lenden e pare. Ne draftin qe po diskutohet me grupet e interesit eshte parashikuar heqja e takses doganore vetem per konfeksionet. Kjo kerkese u paraqit ne Keshillin Kombetar te Punes. Z/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se, do te rillogariten efektet neto ne buxhet dhe me pas do te merret vendimi. Nga ana tjeter ministri Ksera vuri ne dukje se industria e fasonit eshte shume e rendesishme per ekonomine shqiptare dhe me ndikim te drejtperdrejte ne rritjen e punesimit ndaj edhe Qeveria ne vazhdimesi e ka mbeshtetur kete industri nepermjet ofrimit te lehtesirave fiskale. Fale politikave te ndermarra nga Qeveria, theksoi Ministri i Punes, niveli i punesimit ne tremujorin e pare te ketij viti eshte rritur me 0.4% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare dhe po ashtu ulje ka pesuar edhe niveli i papunesise.

Te dhena dhe diskutime ne mbledhjen e djeshme

Rritjen e pages minimale ne shkalle vendi ne masen e 20 000 lekeve ne muaj

Heqjen e tarifes doganore 10%, per lenden e pare te industrise se konfeksioneve

Niveli i punesimit ne tremujorin e pare te ketij viti eshte rritur me 0.4% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare

Eshte parashikuar edhe paga orare ne masen 115 leke, me qellim qe te mbrohen me mire punonjesit qe punojne me kohe te pjesshme

Mbi pagen baze jepen shtesa per veshtiresi, shendeti, natyre te vecante pune, vjetersi ne pune etj, te cilat shkojne mesatarisht 50% mbi pagen baze.

Tashme do te rifilloje puna per rishikimin e draftit te Kodit i Punes, ne bashkepunim me eksperte te ILO, me qellim perafrimin e plote me legjislacionin e BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›