E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike në Shqipëri shënon shifrën 6% për tremujorin e parë të vitit

Berisha: Ky tregues është rezultat i revolucionit fiskal në vend

Shqipëria ka shënuar në 3 mujorin e parë të vitit një rritje ekonomike prej 6 për qind, një tregues ky që, siç u shpreh Kryeministri Sali Berisha, “është rezultat i revolucionit fiskal në vend. Nuk mund të thuhet se ekonomia shqiptare nuk u përball me pasojat e krizës, por u rezistoi atyre me mirë se çdo ekonomi tij”, tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë, gjatë së cilës iu kushtua rëndësi situatës ekonomike në vend. Rritja ekonomike prej 6 për qind në tre mujorin e parë të vitit, sipas Kreut të Qeverisë, është një ogur i murë për Shqipërinë pasi dihet që ky është një tre mujor i vështirësive të natyrshme krahasur me tre mujorët pasardhës. Kryeministri shpjegoi se rritja ekonomike qëndron mbi të gjitha në bazat solide dhe parimet e drejta mbi të cilat qeveria ka vendosur ekonominë shqiptare, mbi reformat e thella ekonomike që e kanë shndërruar vendin në një magnet të investimeve të huaja. Ai u ndal tek mbledhja e djeshme e KRTRRSH-së, gjatë së cilës u miratuan 2.5 miliard euro investime. “Në mbledhjen e ardhshnme të KRTRRSH-së pritet të miratohen sërish mbi 1.5 milard euro investime në fusha të ndryshme”, tha Berisha. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›