E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritje eksporti i ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Divjaka vijon eksportin e perimeve

Bujqësia dhe transportet e mallrave janë prej sektorëve të ekonomisë që kanë ruajtur nivele të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2020-të. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave pësuan një ulje me 9%, megjithatë ushqimet, pijet e duhani jo vetëm nuk pësuan ulje, por shënuan rritje me +1.7 pikë përqindje. Edhe në Divjakë nuk u ndërpre për asnjë ditë eksporti i perimeve.
Vetëm njëra prej pikave të ekspotit çdo ditë nis tej kufijve 40 ton perime.Ekpostuesja është e kënaqur. Shtetet e Evropes Lindore, Ukraina, Moldavia, Sllovenia, Kroacia, Bosnje Hercegovina janë shtetet të cilat kërkojnë perimet e Myzeqesë.
Megjithatë sasia e prodhimeve per eksportet mbetet e ulet perballë kerkesave,. Pikat e grumbullimit janë të detyruar të marrin produkte nga të gjitha zonat shqiptare. 
Për shkak të klimës së disfavorshme në periudhën vjeshtë- dimër sasia e prodhimeve perimore nuk u arrit të ishte e lartë. Edhe përmbytjet frenuan prodhimin, duke sjellë edhe ulje të prodhimit dhe rënien e cilësisë.
Nga 35 pika eksporti që ka Lushnja vetëm 10 prej tyre punojnë me kapacitet të plotë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›