"Kepi i Shpreses se mire" per Apdajkun
Ne Mitrovice, pak muaj me pare, autorit te njohur amerikan John Updike i kane dhene cmimin me te larte te poezise kosovare, pas Brkovic dhe Kadarese. Ne pamundesi per te udhetuar drejt Kosoves, ai i ka derguar kosovareve nje leter pershendetese. Nuk mundi qe te jetonte pas kesaj letre sepse vetem pak dite me pare nderroi jete.
Nga John Updike
Isha tejet i nderuar kur me njoftuan qe isha fitues i cmimit letrar "Kepi i Shpreses se Mire" per kete vit, duke u vendosur ne shoqerine e zgjedhur te fituesve te meparshem, Jevrem Berkoviq dhe Ismail Kadare. Ne te tre, shpresoj te jemi vecse nismetaret e nje vargani te gjate fituesish, qe kremtojne vendin e Republikes se Kosoves ne boten e shkrimit nderkombetar. Ndiej keqardhje te thelle qe nuk kam mundesine te jem i pranishem ne Mitrovice per te pranuar shperblimin ne manifestimin tuaj nderkombetar te poezise. Eshte domethenese per mua te kem cmimin prej shtetit me te ri ne bote, nga nje shtet, ekzistencen zyrtare te te cilit, vete vendi im ishte nje nga te paret qe e ka njohur, dhe ne formimin dhe mbrojtjen e te cilit vendi im luajti rol te rendesishem nen udheheqjen e Kryetarit Klinton.
Mjaft heret ne karrieren time te shkrimit, kisha vendosur se jeta e amerikaneve te zakonshem do te ishte tema ime, e pershkruar me ndopak vemendje ndaj dimensioneve mitike dhe metafizike qe ekzistojne ne cdo jete dhe e gjalleruar me poezi te tille qe mund te ushqehet nga thelbi i se perditshmes bashkekohore. Shumica e prozes sime artistike eshte aq vecanerisht amerikane dhe aq thjeshtesisht borgjeze, saqe me befason kendshem nga cdo perkujdesje nderkombetare duke perfshire edhe perkthimet e shumta qe i kam pranuar. Ndonese kam vendosur ngjarjen e nje romani ne Brazil dhe nje tjeter ne nje vend mitik afrikan te quajtur Kush dhe se kam vendosur ngjarjen e disa tregimeve te shkurtra ne shtetet e Evropes Lindore sic jane Bullgaria, Rumania dhe Cekosllovakia, skenat e ngjarjes, sprovat, problemet shoqerore dhe ceshtjet morale qe shprehen, per sa me perket mua, kane pothuajse gjithmone ngjyresen e theksit amerikan. Jetet qe mund t'i mberthej dhe t'i dramatizoj kane vendndodhjen ne Shtetet e Bashkuara, qe dikur ishin vete nje grumbull i izoluar i kolonive evropiane dhe qe, pergjate gjysme-shekullit ne te cilin kam shkruar, mund te metojne te jene shteti me i fuqishem ne Bote dhe si shtet i tille nje aktor prijes ne historine politike dhe kulturore te kesaj epoke. Megjithate, personazhet qe gjenden ne shkrimet e mia rendom jetojne nen radarin e ngjarjeve te lajmeve mediale, dhe jane te kapluar me ceshtje johistorike - me ndijime personale, me marredhenie private, me ngjarje familjare, me kalimin e kohes dhe me afrimin e vdekjes. Per fat te mire, gjuha e jetes se zakonshme perkthehet lehtesisht nga dialekti i saj 1okal dhe kuptohet nderkombetarisht. Ndonese mizoria njerezore dhe krimet e pameshirshme shpesh na veshtrojne ngultas nga gazetat e perditshme, aftesia e jashtezakonshme njerezore per solidarizim dashamires, qe kapercen kufijte gjuhesore dhe zakonore shfaqet dhe perhapet nepermjet shpikjeve te prozes artistike. Ne shkrimet amerikane pakenaqesite me paqe dhe mireqenie, pasigurite qe shoqerojne jetesen ne nje kulture qe mburret me lirine me shumellojshmerine e mundesive dhe me dinamizmin e vet, u zbulohen lexuesve qe gezojne me pak pasuri materiale dhe me pak fat gjeografik. Nje shemti mahnitese por e rrezikshme eshte ne kontrast me shoqerite me te lashta, prejardhjet fisnore te te cilave jane humbur ne histori por qe informojne per identitetin e perbashket.
Proza dhe poezia artistike amerikane moren nga fillimet tona puritane nje deshire per te ballafaquar jeten njerezore qe nga zanafilla, ne cuditerine e saj thelbesore, si nje ceshtje shpirterore dhe shoqerore; ne filluam, sic eshte thenia, "nga zeroja" dhe nje ashpersi gervishtese, nje orvatje nga ndershmeria absolute, qe mund te duket e vrazhde dhe e pagdhendur, mund te ndihet ne kryeveprat e mesit te shekullit te nentembedhjete, Moubi-Dik (Moby-Dick) dhe Hakellberi Fin (Huckleberry Finn) dhe ne poezine e Uolt Uitmen-it (Walt Whitman) dhe te Emili Dikinson-it (Emily Dickinson), si dhe ne modernitetin instinktiv e mjaft te shkujdesur te Fokner-it (Faulkner), Heminguejit (Hemingway) e Sol Belou-t (Saul Bellow). Kam deshire te them se nje amerikan shkruan me shprese jo vetem te ushqeje sistemin letrar, por edhe ta permiresoje ate, ose se paku ta perterije. Nje raport i fresket i artit me realitetin eshte perhere ne mendjen tone; nje ethe e matur revolucioni kunder paraardhesve tane te denje dhe kunder perkufizimeve normative te se vertetes, na mban te kycur, te ngazellyer dhe shprese-mire ne art. Cmimi letrar "Kepi i Shpreses se Mire" pikerisht me emrin e vet frymezon nje shprese te mire, me rastin e ketij manifestimi te lumtur ku nje shtet i ri i jep nje cmim nje qytetari te nje shteti te vjeter qe me vete ndihet akoma i ri. Ju keni mirenjohjen time dhe, permatane oqeanit, pershendetjet e mia.
Kush eshte John Hoyer Updike
Lindur me 18 mars te vitit 1932 ne Reading te Pennsylvania te SHBA-se, ai do mbetet nje romancier i madh, po aq sa edhe poet, tregimtar dhe kritik letrar. Punet e tij me te famshme jane serite e ashtuquajtura te Rabbit (Rabbit, Run; Rabbit Redux; Rabbit Is Rich; Rabbit At Rest; dhe Rabbit Remembered). Rabbit is Rich dhe Rabbit at Rest kane marre Cmimin Pulitzer. Ka botuar gati 22 romane dhe shume novela, dhe qindra nga tregimet e tij jane botuar ne "The New Yorker", qe nga viti 1954. "The Widows of Eastwick", u botua nga Alfred A. Knopf ne tetor te ketij viti 2008. Ditet e fundit ai nderroi jete, ne moshen 76-vjecare.