E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 600 milione leke per kompensimin

Gati 600 milionë lekë do t’u shpërndahen ish-pronarëve, falë vendimit të fundit të qeverisë për legalizimin e disa zonave informale. Për pronat e zëna nga ndërtimet informale do të marrin këstin e radhës rreth 800 ish pronarë.
Vendimi përcakton edhe detajet lidhur me sipërfaqen që kompensohet dhe shuma e parave që ndahet për secilin individ që përfiton. Sipërfaqja e kompensuar është gati 45 mijë metër katror truall.
Vlera e financimit sigurohet nga arkëtimet që vijnë nga procesi i legalizimeve por edhe nga privatizimet ose qiradhënia e tokës bujqësore shtetërore. 
Përfitues janë pronarët e disa qarqeve në zonat qendrore e veriore të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›