Rrjedhja e informacioneve të klasifikuara të Pentagonit, i dyshuari kryesor paraqitet në gjykatë

I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit, Jack Teixeira është paraqitur para një gjykate në Boston ku i janë komunikuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai mund të dënohet me deri në 15 vite burg për transmetim të paligjshëm të informacionit të mbrotjes.
Ndërkohë për marrjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara ai mund të dënohet me deri 10 vite burg.
Ndërsa për akuzën e tretë të mbajtjes së këtyre ai mund marrë një dënim prej deri në 5 vite bug.
Teixeria ndërkohë do të mbahet na paraburgim.
Dhjetra dokumente, fotografitë e të cilave, janë shpërndarë në mediat sociale tregojnë vlerësimin e SHBA-së për luftën në Ukranë si dhe sekeret të tjera rreth aleatëve të vendit, duke vënë kështu në siklet Uashingtonin dhe ngritur pyetje mbi sigurinë e informacioneve sensitive.
Teixeira punonte si specialist i sistemeve të transportit kibernetik në departamentin e inteligjencës së rojes komëbtare të masacusets. Si pjesë të punës së tij, kishte edhe akses në informacione shumë të klasifikuara.
Roja kombëtare është një njësi rezerviste e forcave ajrore amerikane. Anëtarët e saj nuk janë të punësuar me kohë të plotë, por mund të dislokohen kur nevojitet. Teixeira drejtonte një grup komunikimi online, ku komunikonin më së shumti adoleshetë, me të cilët pretendohet se ka ndarë informacionet secrete. Ai u arrestua të enjten nga agjentë të armatosur të FBI-së.
/ rtsh /