E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shëngjin, bie nga lartësia, humb jetën ndërtuesi

Një ndërtues ka humbur jetën pasi ka rënë nga ndërtesa ku punonte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Kune të Shëngjinit.

Ndërtuesi i identifikuar si A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt. Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›