E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjetet sociale mund të jenë një vend i pamëshirshëm

Share

Interneti mund të jetë një vend i pamëshirshëm. Këtë e zbuloi dje një britanike, pasi bëri një postim në Twitter, që iu kthye në një valë talljesh.

Georgia Ford, një tifoze e Sunderland FC, që e përshkruan veten si një vajzë të qetë, postoi në Twitter një pyetje naive: A organizohet gjithmonë në Londër turneu i Wimbledon-it?.

Mijëra mesazhe nisën të qarkullojnë pas kësaj pyetje, duke e tallur 21 vjeçaren. Të njohur e të panjohur qarkullonin pyetjen e saj, duke e detyruar vajzën që të fshijë adresën e saj në Twitter. Më vonë ajo shpjegoi se kishte menduar se Wimbledon ishte emri i turneut dhe nuk e dinte se ekzistonte edhe një vend me këtë emër në Londër.

Pas lajmit se vajza u zhduk nga Twitter-i, disa nga gazetarët më të njohur në Britani e në botë nisën të mbrojnë atë, duke bërë thirrje që ajo të kthehet në Twitter.

Gazetari Paul Lewis shkroi: A është organizuar gjithmonë Wimbledon-i në Londër? Jo. Përpara vitit 1965 është organizuar në Surrey. Ndaj nuk është një pyetje budallaqe.

Kurse i famshmi Piers Morgan shkroi: Më vjen keq për Georgia-n. Ne të gjithë themi gjëra pa lidhje. Le ta kthejmë sërish në rrjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›