Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, mbështetës i aferave të pista Soros në Shqipëri

/>Banka e Shqipërisë, e cila ka detyrë principale të saj mbikëqyrjen e aktiviteteve të sistemit bankar dhe veprimtarisë financiare në Shqipëri, është pjesë e megaskandalit të ushtrimit të një aktiviteti financiar nga fondacioni Besa me pronar George Soros. Ky fondacion ka më se një vit e gjysëm që zhvillon aktivitet financiar të paligjshëm i palicencuar nga Banka e Shqipërisë. 4. Ky subjekt i cili deri tani ka operuar si fondacion me lekët e taksapaguesve shqiptarë, po operon në tregun bankar duke dhënë kredi i palicencuar.
Veprimtarinë e këtij subjekti e ndalon në mënyrë kategorike ligji Nr. 9662, datë 18.12.2006 për Bankat në Republikën e Shqipërisë, i cili nëpërmjet nenit 6 të tij përcakton qartë se kur një subjekt mund të ushtrojë veprimtari bankare ose fjaë të prejardhura prej tij. Ndërkohë që neni nr 54 i këtij ligji përcakton qartë në terma aktivitetin financiar të kryer nga kompania Besa e George Soros, e cila kryen një veprimtari të pastër kreditimi. Sipas nenit 6 pika 4 asnjë subjekt nuk mund të përdorë fjalën bankë ose fjalë të prejardhura prej saj në ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose në veprime promocionale, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Pra ky subjekt ka dalë në mënyrë të hapur nga funksioni i tij ligjor duke ushtruar një veprimtari të pastër financiare kriminale. Fondacioni Besa që nga 1 qershori i vitit 2007 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2008 ka ushtruar aktivitetin e tij në territorin e Shqipërisë i pa licencuar nga Banka e Shqipërisë sipas ligjit nr 9662 të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Në kushtet e krijuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lejuar që ky subjekt të ushtrojë këtë veprimtari duke pasur të gjitha informacionet e nevojshme. Ky fondacion ka publikuar në media dhe në siti e tij të gjithë aktivitetin që zhvillon duke treguar qartë se ushtron aktivitet financiar kriminal në kundërshtim me legjislacionin bankar. Guvernatori i Bankës Ardian Fullani, i cili siç e ekmi shpjeguar dhe në numrat e mëparshëm, është bashkëshorti i anëtares së Gjykatës së Lartë Ariana Fullani, e cila ka qenë kryetare e bordit të Soros ose personi titullar i fondacionit Soros që menaxhonte Fondacionin Besa. Duke qenë se kjo zonjë ka qenë në krye të këtij bordi vihet re qartë pse zoti Fullani ka heshtur para aktivitetit kriminal të zhvilluar nga ky fondacion. Në bazë të ligjit nr 9662 neni 72, Ushtrimi i mbikëqyrjes, Banka e Shqipërisë ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi ligjshmërinë mbi çdo subject që ushtron aktivitet bankar ose financiar në territorin e Shqipërisë. Zoti Fullani është në dijeni të mungesë së licencës së këtij subjekti, për arsye se në raportin e Këshillit të Mbikëqyrjes ky raport ka kërkuar licencimin nga Banka e Shqipërisë. Në faqen 15 të raportit përmendet qartë se fondacioni Besa ka kërkuar licencimin por nuk është licencuar. Duke qenë se ky subjekt nuk është licencuar as në vitin 2007 dhe as në vitin 2008, zoti Fullani ka anashkaluar detyrën e tij si guvernator i Bankës, por dhe nuk ka ushtruar kontroll mbi një aktivitet i cili zhvillohet në mënyrë ilegale, duke kryer një aktivitet financiar kriminal. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke pasur edhe konflikt të hapur interesi me fondacionin në fjalë ka prishur rregullat e barazisë në treg, duke diskriminuar subjektet e tjera me veprimtari të ngjashme ekonomike. Nëpërmjet këtij veprimi guvernatori i Bankës Fullani, ka shkelur ligjin për barazinë e shtetasve para ligjit duke mos ushtruar detyrën e tij në bazë të nenit 72 të ligjit nr 9662. Veprimtaria e palicencuar e fondacionit Besa si aktivitet i paligjshëm i George Soros në Shqipëri, vërteton qartë dhe implikimin e guvernatorit Fullani i cili minimalisht duhet të japë dorëheqjen për këtë skandal financiar që ndodh para syve të tij. Ky personazh ka vepruar si pjesë integrale e grupimit ekonomiko-politik Soros, duke i shërbyer me devotshmëri dhe zell të jashtëzakonshëm.
Neni 72
Ushtrimi i mbikëqyrjes
1. Banka e Shqipërisë realizon procesin e mbikëqyrjes nëpërmjet:
a) licencimit;
b) kuadrit rregullator;
c) analizës financiare dhe parashikuese, verifikimit të të dhënave të raportuara periodikisht nga bankat ose degët e bankave të huaja;
ç) inspektimeve të plota dhe të pjesshme të veprimtarisë bankare;
d) veprimeve korrigjuese në zbatim të kuadrit të plotë mbikëqyrës;
dh) marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet e huaja mbikëqyrëse dhe me bankat e huaja që kanë hapur degën ose filialin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Subjektet e këtij ligji vënë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim realizimin e procesit të mbikëqyrjes.
3. Në përmbushjen e funksionit të saj mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vlerëson ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e ushtrimit të veprimtarisë bankare dhe financiare, aftësinë e një banke ose të
degës së bankës së huaj për administrimin e rrezikut, me të cilin ajo përballet dhe urdhëron marrjen e masave për të eliminuar shkeljet dhe parregullsitë e vërejtura, si dhe për përmirësimin e situatës financiare të bankës ose degës së bankës së huaj.
4. Banka e Shqipërisë ka të drejtë ti kërkojë autoritetit mbikëqyrës të bankës së huaj, informacionin e nevojshëm lidhur me mbikëqyrjen e personave të lidhur me këtë bankë.
5. Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë informacion nga shoqëritë që kanë pjesëmarrje influencuese në banka dhe shoqëritë që janë në zotërim të përbashkët me bankat, për qëllim të mbikëqyrjes së bankave.