Rrogat e deputetëve të PS-së i kalojnë administratës
16/12/2009 Jozefina Topalli shpërblen financiarisht punonjësit e Kuvendit me 80% të pagës
Pagën e dhjetorit ata do ta marrin në fillim të muajit janar
Rrogat e deputetëve të Partisë Socialiste, që nuk u janë paguar për shkak të mungesës, do tu shpërndahen si shpërblim në këtë fundviti punonjësve të administratës së Kuvendit. Por duket se ata do të mbeten pa rrogat e muajit dhjetor, të cilën do ta marrin në fillim të muajit janar.
Shpërblimi dhe paga
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ndërmarrë këtë nismë për të shpërblyer punonjësit e saj pas një pune të tyre të vështirë gjatë këtij viti. Duhet të nënvizojmë se viti 2009 ka qenë më i vështirë krahasuar me tre vjetët e fundit, pasi ka qenë një vit zgjedhor. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ky shpërblim është i kënaqshëm dhe shkon deri në 80 % të rrogës së secilit prej punonjësve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mos djegur fondin e pagave të parashikuar për 64 deputetët e selisë rozë, të cilët për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me procesin zgjedhor kanë bojkotuar punimet e Kuvendit. Mungesa e tyre në punimet e Kuvendit shoqërohet me prerjen e ditës së punës dhe rrjedhimisht mospërfitimin financiar që ata gëzojnë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, funksion të cilin nuk e ushtrojnë që prej datës 8 të muajit shtator të këtij viti. Shpërblimi në fjalë në fakt është i ndryshëm nga ai që shteti ka parashikuar për çdo buxhetor në fund të vitit në masën 10 mijë lekë.
Por ndërsa administrata ndihet e kënaqur për vlerësimin që Kryetarja e Kuvendit u ka bërë për shtimin e të ardhurave në portofolat e tyre, pikërisht në këto ditë festash situata është ndryshe nga ajo që duket. Ata nuk do të marrin rrogat e muajit dhjetor në fund këtij muaji, siç e prisnin, por në fillim të muajit janar. Në këtë mënyrë buxhetorët e institucionit numër dy të shtetit shqiptar do të festojnë festat e fundvitit – Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2010 – vetëm me shpërblimin e përvitshëm dhe atë të Kryetares së Kuvendit.
Vendimi
Në fund të muajit nëntor qeveria shfuqizoi vendimin e miratuar prej saj në mesin e vitit 2007 dhe miratoi një të ri “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”. Sipas këtij vendimi, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet fondi i veçantë në masën 5 % të fondit të planifikuar për pagat. Ky fond përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për dhënie ndihmash të menjëhershme, në raste fatkeqësish, sëmundjesh që kërkojnë ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit, për veprimtari social-kulturore si dhe për rastet e daljes në pension pleqërie. Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit për çdo punonjës nuk duhet të jetë më shumë se një pagë mujore në vit. Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, shpërblimi jepet në bazë të rezultateve individuale në punë sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin për Shërbimin Civil. Shpërblimi për rezultate të mira në punë të përballohet nga fondi i veçantë edhe në rastet kur, sipas ligjeve të veçanta, lindin të drejta specifike të shpërblimit të punonjësve. Ky rregull nuk zbatohet vetëm kur në ligj janë parashikuar burime të tjera specifike, të ndryshme nga fondi i veçantë i pagave. Në këtë rast kriteret dhe rregullat e përfitimit të shpërblimeve përcaktohen me udhëzime përkatëse.
Pjesëmarrja në fushatë
Shpërblimi i kreut të numrit dy të shtetit mendohet të jetë një shpërblim për punonjësit e administratës që kontribuan në rimandatimin e qeverisjes së Partisë Demokratike edhe për katër vjet të tjerë. Shumë punonjës të administratës e ndoqën kryeparlamentaren në fushatat jo vetëm të Partisë Demokratike, por dhe në fushatat që ajo zhvilloi nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Këtë vit institucioni i saj ka rreth 477 punonjës.
Paga e deputetëve
Paga e deputetëve të Partisë Socialiste shkon deri në 1 milion e 450 mijë lekë të vjetra, me gjithë pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Në total për një muaj për shkak të mungesës së këtyre deputetëve, buxhetit të Kuvendit i mbeten rreth 9.3 milionë lekë. Duke llogaritur kohën që kur deputetët e këtij legjislacioni të ri kanë përfituar pagë, kjo shumë duhet të shumëzohet minimalisht me 3, duke e çuar këtë shifër në nivelin e rreth 28 milionë lekëve.
Buxheti 2010
Buxheti i Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2010 është parashikuar të jetë 1.043 miliardë, nga të cilat 369 milionë për planifikim menaxhimi. Pikërisht ky institucion me votat e maxhorancës (75 vota pro, 71 nga PD-ja dhe 4 nga LSI-ja) votoi në fund të muajit nëntor projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Totali i të ardhurave parashikohet në nivelin 360.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet 410.72 miliardë lekë. Në vitin 2009 shpenzimet buxhetore të Kuvendit arritën në 949 milionë lekë.