E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogozhinë, vret të fejuarën dhe më pas edhe veten

Krimi brenda familjes ka goditur sërish. Një ngjarje e rëndë ndodhi në Rrogozhin ku një i ri ka vrarë të fejuarën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Burime nga policia bëjnë të ditur se pak orë më parë në banesën e çiftit, 27-vjeçari Kreshnik Selmani ka qëlluar me armë të fejuarën e tij Marsida Hoxha 22 vjeç duke e lënë atë të vdekur në vend.

Më pas i riu ka marrë pistoletën dhe është vetëvrarë. Dyshohet se të rinjtë kishin një konflikt të çastit, konflikt i cili ka denigruar deri në përdorimin e armës nga i riu i cili i mori jetën të fejuarës dhe më pas vrau edhe veten.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›