E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Kuper- Prishtinës: Duroni dhe pak

Ndërmjetësi i BBE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, sipas medieve kosovare i ka kthyer përgjigje dy letrave të Prishtinës, në të cilat autoritetet kosovare shprehin pakënaqësi rreth moszbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në këtë përgjigje Kuper u kërkoi institucioneve të Kosovës që të kenë mirëkuptim ndaj moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Beogradit derisa të bëhet një vlerësim për performancën e palës serbe në procesin e deritashëm.

Injorimi i Serbisë për të përmbushur detyrimet për të cilat është zotuar në dialog mund të diskutohet në raundin e radhës të bisedimeve që pritet të mbahet më 27 dhe 28 shtator.

Përderisa delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është e gatshme për vazhdim të dialogut, negociatori serb Borislav Setefanoviç ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›