E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në kontakt me korrentin, vdes 23-vjeçari

Një 23-vjeçar nga Korça ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se Anxhelo Hoxhalli ka qenë duke mbledhur skrap, kur ka rënë në kontakt me korrentin dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›