E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokade ne policine e Tiranes ikin 6 drejtues

Disa shefa komisariatesh dhe sektoresh u transferuan ne detyra te tjera. Zv.drejtori Cuku zevendesohet nga Dorian Muca


Ndryshimet dy jave pas largimit te ish- drejtorit te Policise se Tiranes Tonin Vocaj


TIRANE- Me pak se dy jave pas ndryshimit te kreut te Policise se kryeqytetit Tonin Vocaj i cili u zevendesua nga Sajmir Mucaj Drejtori i Pergjithshem i Policise firmosi emerime te reja ne krye te policise se kryeqytetit.


Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te drejtorise se policise se Tiranes te cilet pohuan se ne funksionin e zv/drejtorit te Policise se kryeqytetit per Hetimin e Krimit eshte emeruar Dorian Muca i cili deri dje kryente funksionin e shefit te komisariatit te Policise nr.1 ne kryeqytet.


Paraardhesi i Muces Drejtues Artan Cuku ishte emeruar me pare ne detyren e Shefit te Sektorit te Antikrimit Ekonomik ne Drejtorine e Hetimit te Krimit Ekonomik ne Policine e Shtetit. Per disa dite funksionin e zevendesdrejtorit per hetimin e krimit ne Policine e Tiranes e mbajti kryekomisar Maksi Guri i cili aktualisht eshte shef i sektorit te Analizes se Informacionit Kriminal ne Drejtorine e Policise se Tiranes.


Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit firmosi ndryshimet e mesiperme pak kohe pasi Sajmir Mucaj mori drejtimin e struktures me te madhe policore ne vend. Nderkaq ne funksione te tjera mesohet se jane ndryshuar shefat e komisariateve nr.6 dhe atij nr.4. kryekomisar Dritan Lamaj. Ai zevendesoi ne kete detyre Lulezim Shalen i cili u transferua ne te njejtin funksion ne komisariatin nr.4 ne kryeqytet.


Emerimi i Lamajt ne kete detyre vjen pas perfundimit te kursit te ILEA-s organizuar nga FBI-ja ne Hungari per menaxhim te larte Policor. Me pare Lamaj ka kryer detyren e Koordinatorit te Departamentit te Hetimit te Krimeve ne Policine e Shtetit. Vec kesaj detyre Lamaj me pare ka pasur eksperience ne drejtimin e disa komisariateve si ne Tirane Berat Fier etj.


Nderkaq ai eshte vleresuar pozitivisht nga perfaqesuesit nderkombetare te policise per qendrimin korrekt ne periudhen e zgjedhjeve te vitit 2005 e po ashtu eshte vleresuar si menaxhues rezultativ ne parandalimin e krimit dhe ne hetimin e krimeve. Nderkaq Lulezim Shala qe me pare ishte shef i komisariatit nr.6 tashme drejton komisariatin nr.4. Paraardhesi i tij eshte emeruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne Drejtorine e Mbrojtjes se Deshmitareve.


Po ashtu Nikolle Vatnikaj shef i komisariatit nr.5 eshte emeruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Ne vend te tij eshte emeruar Sejfulla Metko i cili drejtoi komisariatin e Policise se Elbasanit deri dy dite me pare. Po keshtu Shefi i Hetimit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Tiranes Dritan Dorda eshte emeruar ne Drejtorine e Pergjithshme. Ne vend te tij eshte emeruar Arjan Hasanaj i cili me pare ka kryer te njejten detyre ne Policine e Qarkut te Elbasanit.


Emerimet

Artan Cuku nga Zv/drejtor i Hetimit te Krimit ne Tirane emerohet shef i sektorit te Antikorrupsionit ne Policine e Shtetit
Dorian Muca nga shef i komisariatit nr.1 emerohet zv/ Drejtor i Policise se Qarkut Tirane
Arjan Hasanaj shef i hetimit te Krimeve te Renda ne Elbasan transferohet ne te njejtin funksion ne Tirane
Lulezim Shala transferohet nga drejtimi i komisariatit nr.6 tek ai nr.4
Sejfulla Metko transferohet nga drejtimi i komisariatit te Policise Elbasan tek ai nr.5
Dritan Lamaj Koordinator ne Departamentin e Hetimit te Krimit emerohet ne krye te komisariatit nr.6
Ismet Shkreta nga shef komisariati nr.4 emerohet ne Drejtorine e Mbrojtjes se Deshmitareve
Nikolle Vatnika nga shef i komisariatit nr.5 emerohet ne Drejtorine e Hetimit te Krimeve te Renda
Dritan Dorda nga shef i hetimit te Krimeve te Renda ne Tirane emerohet ne Drejtorine e hetimit te Krimeve te Renda Ne Policine e Shtetit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›