E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne dyshim provat e akuzes armet nuk perputhen me gezhojat

Gezhojat e tri vrasjeve nuk perputhen me ekspertimet e kryera dhe armet qe ndodhen ne procesverbalin e akuzes


Gjate paradites se djeshme peseshja gjykuese e ceshtjes ne ngarkim te 15 te akuzuarve si pjesetare te Bandes se Durresit e drejtuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari ka degjuar deshmitaret e pare te mbrojtjes mes tyre dy ekspertet kriminaliste Ajdin Mborja ne detyren e drejtorit te Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme dhe ekspertin Nikolin Duraj.


Te dy keta deshmitare ne vitin 2000 kane kryer disa akt-ekspertime vleresuese dhe krahasuese te gezhojave te gjetura ne tri vende te ngjarjeve ne te cilat kane mbetur te vrare Eduart Ongari Dritan Sallaku e Viron Curri dhe Arjan Paja.


Ne keto ngjarje ka mbetur i plagosur dhe vrare me vone Marsel Sotiri.
Sipas ketyre akt-ekspertimeve krahasuese e njejta arme automatike e perdorur ne vrasjen e Eduart Ongarit eshte perdorur edhe ne vrasjen e Viron Currit e Arjan Pajes si dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri.


Ne te dy keto ngjarje sipas deshmive te eksperteve jane gjetur dhe sekuestruar 123 gezhoja armesh te ndryshme. Keshtu ne vrasjen e dates 29 tetor 1998 ku u vra Eduart Ongari policia gjeti dhe sekuestroi duke i administruar ne nje kartele te posacme 83 gezhoja te dala nga pese arme automatike te ndryshnme. 28 fisheke automatiku jane shkrehur nga nje arme nga nje arme tjeter 18 nga nje tjeter 15 nje tjeter 13 dhe te tjerat nga arma e peste.


Per keto fisheke eshte kryer akt-ekspertimi vleresues dhe secili prej tyre eshte futur ne qese te ndryshme per tu vendosur se bashku me nje qese me te madhe bashke me kartelen dhe vendimin e ekspertimit.


Po kjo metode ruajtjeje eshte perdorur edhe per 40 gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes se 7 shtatorit 2000 ku u vrane shtetasit Viron Curri e Arjan Paja si dhe u plagos shtetasi Marsel Sotiri. Prej tyre kane rezultuar se jane qitur 25 nga nje automatik 13 nga nje arme tjeter dhe dy plumba te tjere nga dy arme te ndryshme.


Te gjitha keto gezhoja ne vitin 2000 i jane nenshtruar ekspertimit krahasues dhe ka rezultuar se 28 gezhoja te dy vendeve te ngjarjes jane qitur nga e njejta arme e perdorur ne dy vrasjet-thuhet nga deshmitaret.


Te pyetur nga mbrojtja treguan gabimin njerezor sipas tyre te perfshirjes ne procesverbalin e akt -ekspertimit edhe te dy gezhojave te tjera. Sipas deshmitareve qeset nga ferkimi jane grisur dhe mes tyre jane perzier fisheket duke dale dy teper.


Ky gabim sipas avokateve tregon falsifikimet e kryera nga policia dhe prokuroria prandaj kerkoj deklarimin absolutisht te pavlefshem te ketij akti-tha mbrojtesi para gjykates. Ekspertim ky qe nese pranohet shpall te pavlefshem te gjitha procedurat hetimore te ketyre dy ngjarjeve. Per kete kerkese gjykata do te shprehet ne ditet ne vazhdim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›