E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Berishes Luli ne varimin e Dritan Sallakut

Xhaxhai i te akuzuarit kryesor kundershton deshmine e Colit per vrasjen e Eduart Ongarit


Gjate seances se djeshme gjyqesore u pyeten me cilesine e deshmitareve te mbrojtjes edhe xhaxhai dhe motra e te pandehurit Lulezim Berisha Shaban dhe Luljeta Berisha. Te dy keta te fundit para gjykates mohuan ne menyre kategorike qe pjesetari i familjes se tyre eshte perfshire ne vrasje ne qytetin e Durresit.


Sipas motres te te pandehurit Berisha deklarimet e te penduarit Adriatik Coli jane nje sajese e ngritur nga ai per ti shpetuar burgut per vrasjet qe ka kryer ne Durres. Vrasje keto te provuara nga prokuroria. Lulezim Berisha nuk kishte asnje arsye te vriste Dritan Sallakun pasi me vellezerit e tij ishte mik dhe here pas here pinin kafe e rrinin bashke.


Kur eshte vrare Dritani vellai im ka shkuar ne Spital dhe ne varrim pasi i njihte. Ne ate kohe ne Durres flitej qe vrasjen e ka bere shtetasi Pellumb Sulejmani pasi Dritan Sallaku kishte lidhje intime me te fejuaren e tij. Kjo ne Durresi dihet pasi edhe diten e vrasjes se Dritan Sallakut ajo vajza ka vrare veten.


Ndersa edhe per akuzen e vrasjes se Marsel Sotirit nuk eshte e vertete se vellai im ka qene aty pasi ai bashke me mua ka qene ne port ku kemi percjelle kusherinjte tane kosovare per jashte. Kemi qene ne nje ditelindje dhe me pas kemi shkuar i kemi percjelle ata kusherinjte dhe Luli ka qene gjithe kohes me ne. Ne lidhje me vrasjen e Eduart Ongarit vellai im nuk ka pasur te beje me ate pasi nuk e njihte.


Po ne Durres flitej qe Ongari ka pas hasmeri
per shkak te nje zenke mes tij dhe bashkeshortes se Myftar Memias doktoreshe ne Maternitetin e Durresit. Keshtu qe nuk ka pse te akuzohet vellai im per kete vrasje. Ndersa ne lidhje me plagosjen e Lulit nuk e dime se kush e ka plagosur pasi ne ate kohe kemi menduar se jane tentuar te vriten ata dy shoket e Lulit ku njeri ka mbetur i paralizuar dhe jo Luli pasi vellai eshte plagosur vetem me nje plumb dhe shoqeruesit kane marre me shume plumba-tha motra e te pandehurit e cila replikoi ne disa momente me prokurorin e ceshtjes ne lidhje me pasurine e familjes pasuri kjo e ngritur ne vitin 2000. Edhe daja i te pandehurit Berisha u shpreh se nuk i njihte personat qe kishte pretenduar i penduari Coli se kishin qendruar ne banesen e tij ne Shenavlash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›