E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori e gjyqtari debat per deshmitaret

Gjyqtari i ceshtjes Gurali Brahimllari largoi nga salla prokurorin Martini pas replikave mes tyre


TIRAN- Gjyqtari Gurali Brahimllari kryesues i trupit gjykues te ceshtjes se te pandehurve te akuzuar si pjesetare te Bandes se Durresit pas 6 oresh debat gjyqesor me prokurorin Anton Artini nderpreu seancen per mos respektim te urdhrit te tij nga prokurori.


Martini nuk pranoi te largohej nga salla e gjyqit edhe pse gjyqtari Brahimllari me vendim te ndermjetem kerkoi largimin e tij nga salla per prishje te qetesise dhe per marrjen e fjales pa leje.


Dje ne ne oren 1545 prokurori i ceshtjes Martini kerkoi fjalen nga gjyqtari Brahimllari per tiu drejtuar me nje pyetje deshmitarit te radhes. Gjyqtari nuk ia dha fjalen prokurorit pasi sipas tij perfaqesuesi po i perseriste te njejten pyetje sugjestionuse deshmitarit.


Por edhe pse gjyqtari kerkoi mos te flase prokurori Martini vazhdoi te fliste pa leje duke iu drejtuar deshmitarit dhe duke replikuar edhe me gjykaten.
Perpara kesaj situate tensioni gjyqtari kerkoi nga prokurori te linte sallen e gjyqit per prishje te rendit dhe mos respektim te urdhrit te gjyqtarit. Por kesaj kerkese prokurori Martini nuk iu pergjigj duke refuzuar te dale nga salla e gjyqit.


Avokatet reaguan duke i kerkuar gjyqtarit te urdheroje togen e shoqerimit te nxjerre jashte prokurorin. Brahimllari duke pare gjendjen e krijuar vendosi nderprerjen e seances gjyqesore per te njoftuar Prokuroren e Pergjithshme per veprimin e vartesit te saj ndersa per te njejtin motiv pak muaj me pare Martini eshte larguar nga salla nga gjyqtari Brahimllari. Pak ore para kesaj situate gjyqtari Brahimllari kishte perjashtuar nga salla e gjyqit edhe avokatin Ferdinand Doja per prishje te qetesise dhe mos zbatim te urdhrit te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›