E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfumohet “revolta”, shndërrohet në estradë pranë stadiumit “Qemal Stafa”

22-05-2011 / Gazeta 55

Vazhdojnë grumbullimet para KQZ-së

Celulat e dhunës dhe akteve vandale nëpër akset kryesore të rrugëve në vend, u ndalën dje, ndërsa protesta vazhdoi në ambientet e jashtme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Simpatizantët dhe mbështetësit e PS-së janë mbledhur para godinës së KQZ-së, ashtu siç kanë bërë vazhdimisht gjatë 3 ditëve të fundit. Edhe pse janë aty, gjenden thuajse çdo ditë, një pjesë e mirë e simpatizantëve dhe militantëve nuk janë të qartë se pse duhet të piqen në diellin e nxehtë të ditëve të fundit të Majit.
Nga ana e tyre, deputetët socialistë e shtyjnë kohën duke kaluar momente relaksi në kafenetë e qendrës tregtare “Coin” si dhe pranë ambienteve të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Kur vjen momenti i fjalimit të ndonjërit prej apel-lëshuesve socialistë, deputetët i vërsulen turmës prej 20-30 militantësh para KQZ-së. Por dje, u tregua një kulturë më e theksuar demokratike, teksa deputetët qëndruan në heshtje dhe nuk tentuan të konfrontoheshin me forcat e policisë. Ndryshe nga ditët e tjera, ku ata janë përpjekur të çajnë kordonin e policisë për të hyrë drejt KQZ-së, dje kanë qëndruar të qetë. Deputetët e PS-së herë pas herë kanë mbajtur fjalime me megafon, duke dënuar procesin kriminal siç e kanë quajtur ata numërimin e votave nga KQZ-ja.
Njëri pas tjetrit deputetët Pandeli Majko, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Pirro Lutaj e Taulant Balla, Valentina Leskaj e të tjerë theksuan se, kreu i KQZ-së Arben Ristani po futet thellë në gropën e nenit 24 në kodin penal. Gjatë fjalës së tij Majko u shpreh se, “sot po legalizohet vota që nuk është e jotja, duke u shkelur me të dyja këmbët ligji”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›