E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati i LSI, fushatë me banderola fyese: Mos votoni PS-në se do vetëm të vjedhë

Një banderolë ofenduese për një prej kandidatëve në komunën Çermë të Lushnjes ka shkaktuar debate mes shtabeve elektorale të dy grupimeve të mëdha.

Për tabelën që kandidati i Aleancës për qytetarin, Astrit Dervishi, i ardhur nga LSI ka vendosur për rivalin e tij, kandidati socialist është shprehur i revoltuar për këtë fyerje.

Siç e shikoni aty është vendosur logoja e koalicionit tonë dhe e PS. Kjo është një fyerje për mua personalisht dhe për gjithë PS-në. Po u bën presion njerëzve nga format më të ndryshme, u bën presion qytetarëve edhe pse ata kanë në zemër PS-në, theksoi Eltinor Mahmutaj, kandidati i PS-së në Çermë.

Por rivali i tij nga LSI-së që kërkon mandatin e tretë në komunë, ka mbrojtur veprimin e tij.

Kjo parullë nuk është ofenduese. Jemi në fushatë dhe nëse është në përputhje me ligjin, nuk ka asnjë problem, theksoi Astrit Dervishi, kandidati LSI-së në Çermë.

Ky acarim nuk është pritur mirë nga banorët të cilët kërkojnë një garë të pastër dhe pa incidente.

TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›