E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizon fshatin me "kallash", prangoset 21-vjecari

Durres- Terrorizonte fshatin me bresheri "Kallashnikovi", prangoset pas denoncimit te banoreve. Policia e Durresit, arrestoi mengjesin e djeshem te dyshuarin Denis Plaku, 21-vjec, banues ne Romanat. Burime zyrtare bene me dije se i riu akuzohet se ka dale ne rruget e fshatit, duke terrorizuar banoret me nje arme automatike. Ai ka qelluar disa here me te ne ajer, duke u kthyer ne nje shqetesim dhe rrezik. Denoncimi ishte bere mbremjen e se dieles ne sallen operative te Komisariatit Durres. Sipas banoreve, nga te shtenat eshte rrezikuar edhe jeta e tyre, pasi ishin te pakontrolluara. Arrestimi i Plakut, u be menjehere disa ore pas denoncimit dhe mberritjes se nje grupi hetimor ne Romanat. Gjate kontrollit fizik dhe te baneses, agjentet zbuluan dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, nje arme zjarri automatik model 56, me numer 12046575. Gjate marrjes ne pyetje mesohet se i dyshuari ka thene se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgje. Ne cilesine e proves, iu sekuestruan edhe 12 gezhoja. I ndaluari Denis Plaku, eshte vene perballe akuzave te "armembajtjes pa leje" dhe "prishjes se rendit dhe qetesise publike".

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›