E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshen kunatat per mungesen e respektit, nje e plagosur, tjetra ne qeli

Fier- Perleshja mes dy kunatave per shkak te mungeses se respektit ndaj njera-tjetres, ka perfunduar me nje te plagosur rende dhe nje te arrestuar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne lagjen "16 Prilli" te qytetit te Fierit, kurse policia beri me dije se motivet e plagosjes me thike, jane te dobeta. Gjate marrjes ne pyetje, te dyja grate kane rrefyer ngjarjen e ndodhur dhe shkaqet qe i cuan deri ne kete pike. Policia tha se ndaloi te dyshuaren per sulmin Dallandyshe A., 35-vjece, nene e tre femijeve, kurse e demtuara eshte Adelina H., 24-vjece, e martuar dhe me nje femije. Rreth ores 10:00 te mengjesit te djeshem, prinderit e Adelina H., kishin qene per nje vizite ne shtepine e saj. Pasi kane qendruar per dy ore ata jane larguar, duke mos pranuar te rrinin per dreke edhe pas lutjes se vajzes. Pas largimit, Dallendyshja ka shkuar ne shtepine e kunates se saj, Adelines, duke debatuar se perse i la prinderit te largoheshin pa drekuar. Debati ka kaluar ne fyerje dhe me pas perleshje fizike, mes dy kunatave. Dallendyshja dyshohet se ka marre nje thike buke qe ka gjetur mbi tavolinen e aneksit te shtepise dhe e ka goditur nje here, nusen e vellait te saj ne trup. Mjeket thane se 24-vjecarja kishte nje plage ne pjesen e brinjeve, por pa rrezik per jeten. Vete autorja e dyshuar, i ka kerkuar ndihme fqinjeve dhe te afermve, per te transportuar ne spital te lenduaren. Policia shkoi ne vendngjarje duke kryer hetimet paraprake dhe shoqeruar 35-vjecaren, e dyshuar per krimin.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›