E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagoge dhe studente te Ekonomikut pershkallezojne protestat

Nga oborri i fakultetit kane dale ne rruge. Studente dhe pedagoge te ekonomikut kane pershkallezuar protesten kunder ndertimeve ne oborrin e institucionit. Ata vazhdojne ti qendrojne vendimit se nese nuk merren masa per pezullimin e ndertimit te objektit vec provimeve te vjeshtes do te bojkotojne edhe fillimin e vitit te ri akademik. Protestat e studenteve dhe stafit te fakultetit ekonomik ne Universitetin e Tiranes kane nisur rreth dy jave me pare pasi per godinen shumekateshe ne ndertim ky institucion eshte ende ne process gjyqesor me firmen ndertuese nderkohe qe objekti vazhdon ndertimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›